Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kërkojnë falje: Qëllimi ishte të nderohen viktimat

Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, Integra dhe Admovere, kanë kërkuar falje publike ndaj familjarëve të viktimave civile të luftës.

Në një reagim të publikuar në Facebook, ata thanë se qëllimi i ekspozitës ishte të nderonte viktimat dhe të ruante kujtesën kolektive për krimet e kryera gjatë luftës.

Organizatorët apeluan gjithashtu për ndalimin e sulmeve, kërcënimeve dhe keqpërdorimeve, duke theksuar se diskutimi i qetë dhe respektueshëm është mënyra e vetme për të trajtuar çështje kaq të ndjeshme.