ORL-ja në Spitalin e Gjilanit e mbyllë vitin me 335 operacione
Reparti i ORL-së në Gjilan e ka përfunduar për këtë vit me 335 intervenime kirurgjike, që të gjitha me sukses.
‘Gjatë këtij viti, mjekët e repartit tonë, për dy ditë në javë, sa kanë kanë pasur të drejtë shfrytëzimi të sallës operative, kanë realizuar 325 intervenime kirurgjike’, ka thënë dr Rafet Sylaj, shef i Repartit të ORL-së.
Meritat për këtë sukses, pos me kolegët e repartit, ai i ndanë edhe me anesteziologët, pa të cilët nuk mund të kryhen operacionet.
‘Duke ju falenderuar edhe ekipës së Anesteziologjisë, si pjesë e pandarë e ekipës tonë, të gjitha rastet kanë kaluar mirë dhe pa komplikacione’, ka shtuar tutje Sylaj.
Ai pret që viti 2023 të jetë edhe më i suksesshëm sa i përket punës në shërbim të pacientëve./Mediafokus.info


