Osmani: Autostrada e Anamoravës do të bëhet, por korrupsioni do të ndalet
Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka hequr të gjitha dilemat sa i përket autostradës së Gjilanit.
Të premten në Gjilan, ajo e tha qartë: “Autostrada e Anamoravës do të bëhet, por korrupsioni do të ndalet”.
Kjo deklaratë e saj lë për të kuptuar se bëhet fjalë për një projekt të korruptuar, prandaj edhe ministri Abdxhiku kishte kërkuar ndërprerjen e tenderit për segmentin e dytë.
Osmani tha se punimet në autostradën e Gjilanit, do të vazhdojnë, raporton portali mediafokus.info.
“Ky është projekti numër një në programin e ri qeverisës, por nuk mund të lejojmë që emër të lidhjes së njerëzve me autostrada, t`i lidhim ata me zinxhirin e keqpërdorimit”, ka thënë Osmani në Gjilan.
Nëse ka ose jo njerëz të korruptuar në këtë projekt dhe kush janë ata, kjo i mbetet prokurorisë të hetojë, por kryeparlamentarja ishte mjaft e qartë në fjalimin e saj./mediafokus.info

