Osmani i ndan familjes së Ismet Rracit Urdhrin e Pavarësisë
U.d. presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, i ka ndarë Urdhrin e Pavarësisë familjes së ish kryetarit të Klinës, Ismet Rraci, i cili u vra në vitin 2001.
“Sot, pata nderin që t’ia ndaj familjes së Ismet Rracit Urdhrin e Pavarësisë, i cili i është akorduar atij pikërisht më 23 dhjetor 2004 nga presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.
Ai i është dorëzuar sot familjes duke u mbështetuar në vendimin e presidentit Rugova të para 16 viteve.
Urdhri i Pavarësisë u jepet personave që kanë dhënë kontribut të lartë për pavarësinë e Kosovës.
Ismet Rraci ishte patriot i devotshëm dhe kryetar i komunës së Klinës, themelues dhe drejtues i LDK-së në komunë. Ai u vra më 23 prill 2001”, ka shkruar Osmani.

