Osmani: Kurti vlerësonte punën time, u befasova që nuk do më President që merret me politikë të jashtme
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur pas përfundimit të mandatit të saj si kreu i shtetit.
Osmani ka treguar se gjatë presidencës së saj, kryeministri Albin Kurti e kishte vlerësuar lart për përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit.
Megjithatë, ajo ka shprehur befasinë për qëndrimin e fundit të Kurtit, i cili sipas saj, preferon një president që nuk merret me politikë të jashtme.
Ajo gjithashtu ka theksuar rëndësinë e kompetencave të noterit në vend, duke deklaruar se “Noteri ka shumë kompetenca, pa nënshkrimin e noterit asgjë nuk mund të jetë e vlefshme.”

