Gjatë vizitës së saj, Osmani ka zhvilluar takime të rëndësishme me lidershipin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, si dhe përfaqësues të gjigantëve teknologjikë, Google dhe Amazon.

Në këto takime, fokus kryesor i diskutimeve ka qenë bashkëpunimi ekonomik, investimet strategjike dhe zhvillimi digjital.

“Bashkëpunimi ekonomik, investimet strategjike dhe zhvillimi digjital ishin në qendër të diskutimeve në takime me lidershipin e American Chamber of Commerce, si dhe me përfaqësuesit nga Google dhe Amazon,” ka shkruar Osmani në Facebook, duke vlerësuar rëndësinë strategjike të këtyre marrëdhënieve për avancimin e perspektivës ekonomike të Kosovës.

Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në platformat globale digjitale për të fuqizuar sektorin privat dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve digjitale për qytetarët.

“Synimi ynë është përfshirja e plotë dhe e saktë Kosovës në platformat më të mëdha digjitale globale, për të fuqizuar sektorin privat në vend, për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve digjitale për qytetarët dhe për të avancuar më tej marrëdhëniet tona bilaterale”, ka shkruar Osmani.