Osmani për dënimin e Krivaqës dhe Sejdiut: Le të jetë mesazh për ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit dënues ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani në Ferizaj.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka thënë se autorët e femicidit meritojnë dënim kapital, teksa tha që ky duhet të jetë një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet.
Postimi i plote i Presidentes Osmani:
Autorët e femicidit meritojnë dënim kapital. Ashtu siç u dënua sot vrasësi e torturuesi i Marigona Osmanit.
Le të jetë ky një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet.
Dhuna nuk do të tolerohet!
Femicidi do të ndalet!

