Osmani për vizat: Vendimi të merret më së largu deri në dhjetor, t’i jepet fund përjashtimit të padrejtë të qytetarëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me homologun nga Malta, George Vella, ka thënë se duhet t’i jepet fund përjashtimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës.

“Kanë kaluar më shumë se katër vite që kur Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret në procesin e liberalizimit të vizave, duhet t’i jepet fund përjashtimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës nga ku proces. Prandaj, shpresojmë që vendimi të merret më së largu deri në dhjetor, përgjatë presidencës çeke dhe që pastaj vendimi për liberalizimin e vizave të hyjë në fuqi sipas praktikave të deri tanishme, duke mos përcaktuar kritere të reja teknike, të cilat vetëm sa do ta vazhdonin padrejtësinë e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës”, tha Osmani.