Pa 5 euro n’xhep mos u nis për Gjakovë
Në vazhdën e rritjes së çmimeve është shtrenjtuar edhe çmimi i biletës në linjën Gjakovë-Prishtinë, nga katër euro sa ishte, në pesë euro.
Kompania “Sharr Travel” ka njoftuar se bileta në linjën Prishtinë-Gjakovë dhe anasjelltas tani e tutje do të kushtojë 5 euro.
“Linja Prishtinë Gjakovë Prishtinë. Të nderuar klient bazuar në çmimet e larta të furnizimit me derivate të naftës e që për transport të udhëtarve me autobusë është lëndë e parë furnizuese, nga sot çmimi i biletës Prishtinë Gjakovë është 5 euri. Sharr Travel ju dëshiron rrugë të mbarë!”, njofton Sharr Travel.

