Pa asnjë amendament të opozitës, miratohet Buxheti 2026

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Projektligji u votua me 62 vota për, 36 kundër dhe asnjë abstenim.

Me këtë votim, Buxheti për vitin 2026 kalon përfundimisht në Kuvend, duke hapur rrugën për zbatimin e ndarjeve buxhetore për institucionet dhe programet qeveritare gjatë vitit të ardhshëm.