Paçarizët e bënë ‘paçavër’ vullnetin e qytetarit në Prizren, arrestohet edhe një nga kjo familje
Gazeta Sinjali mëson se për rastin e manipulimit të votave, është ndaluar edhe Hasan Paçarizi, i afërmi i Fetah Paçarizit, i cili ka pasur më së shumti mospërputhje me votat në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Sipas burimeve të Sinjalit brenda hetuesisë, ndalimi i Hasan Paçarizit – Cani, i cili ishte në arrati, lidhet me dyshimet për manipulim me vota në Prizren.
Ai është ndaluar ndaluar për 48 orë.
Rasti tashmë është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa ndaj të dyshuarit pritet që të ndërmerren veprime të tjera procedurale në varësi të hetimeve.
Nga Policia dhe Prokuroria ende nuk ka një njoftim zyrtar për detajet e rastit.
…………………
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

