Pacienti e kishte përpirë protezën e dhëmbëve, dr. Besnik Elezi ia largon nga stomaku

Gastroenterologu i njohur nga Gjilani, dr. Besnik Elezi, ka bërë të ditur se një pacienti i është larguar proteza nga stomaku, të cilën e kishte përpirë.

Ai thotë se pacienti e kishte vendosur këtë protezë para 34 viteve.

“Largohet proteza e dhembeve nga stomaku. 34 vjet”, ka shkruar Elezi, i cili ka marrë jo pak përgëzime nga qytetarët.

Sipas statistikave, në Kosovë nuk janë të rralla rastet e protezave të dhëmbëve që qytetarët i kapërdijnë pa dashje, jo proteza të plotë, por me dy, tre, katër ose pesë dhëmbë, të cilat janë larguar pa telashe nga klinicistët e Gastroenterologjisë./mediafokus.info/

FOTO