Pacienti vdes në spital privat, familjarët ankohen për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor
Një person ka vdekur në një spital privat ku ishte duke u trajtuar.
Ankuesi dyshon se vdekja ka ndodhur si pasojë e trajtimit jo të duhur mjekësor.
Rasti po hetohet si ‘trajtim i pandërgjgjshëm mjekësor’.
Lagjja Veternik, Prishtinë 31.08.2022 – 02:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktima mashkull kosovar ka vdekur në një spital privat, ku ishte duke u trajtuar. Sipas ankuesit, ai dyshon se vdekja ka ardhur si rezultat i trajtimit jo të duhur mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim).

