Pacolli: Dje vizitova Thaçin në Hagë, procesi ndaj tij bie ndesh me normat juridike dhe humane
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije përmes profilit të tij në rrjetet sociale se dje ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë.
Ai shpreson se procesi gjyqësor ndaj tij do të përfundojë sa më shpejt.
Në profilin e tij në Facebook, Pacolli ka shkruar se procesi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve është në kundërshtim me normat juridike dhe humane.
“Dje vizitova Presidentin Hashim Thaçi në Hagë. Shpresojmë që ky proces i pakuptimtë, i cili bie ndesh me normat juridike dhe humane, të marrë fund sa më shpejt”, ka shkruar Pacolli.

