Pacolli i reagon Gjykatës: Nuk më keni dërguar ftesë për seancë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka munguar sot në seancë gjyqësore në lidhje me gazin lotsjellës që dyshohet se e kishin hedhur në seancë plenare.

Gjyqtari paralajmëroi përsëritje të urdhër-arrestit ose paraburgimin e Pacollit, pasi e njejta sipas gjykatës nuk po paraqitet në seancë, e cila po dështon të mbahet.

Pacolli në një reagim ka thënë se s’ka pranuar ftesë asnjëherë nga gjykata, si dhe ka kundërshtuar atë që u tha nga gjyqtari se policia ka shkuar te vendbanimi i saj për ta sjellur me deytrim dje.

Ajo ka pyetur se “kur dhe ku ka provuar policia të më sjellë me detyrim?”

“Gjykata e ka adresën time të banimit dhe e di saktësisht ku banoj. Nëse vërtet kanë dërguar një ftesë dhe nuk më kanë gjetur në shtëpi, është obligim ligjor i shërbimit policor apo postës që të lënë një njoftim për praninë e tyre, qoftë për të caktuar një datë tjetër, qoftë për të më njoftuar që të paraqitem në gjykatë. Si mund të paraqitem në një seancë, për të cilën nuk kam marrë asnjë ftesë zyrtare?”, ka pyetur ajo.