Pacolli kujton takimin me presidentin e Çadit i cili u vra dje nga rebelët
Ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shkruar për presidentin e Çadit, Idriss Déby, i cili vdiq dje nga plagët që mori me rebelët.
Në një takim të përbashkët që kishin me ish-presidentin Thaci, Pacolli ka thënë se Déby ishte mik i tij dhe i Kosovës.
“Déby, ishte 68 vjeç dhe ishte një mik i imi dhe i Kosovës. Ai njohu Kosovën menjëherë pas një takimi që patëm në kryeqytetin N’Djamena. Herën e fundit e takuam, së bashku me Presidentin Thaçi në Erivan të Armenisë. Zoti e mëshiroftë të ndjerin dhe ngushëllime familjes dhe popullit të Çadit!”, ka shkruar Pacolli./Mediafokus.info/

