Pacolli (LDK): Hajrulla Çeku e ka shpërbly me 257 mijë euro vëllain e vet

Pacolli, i cili edhe më herët ka denoncuar disa skandale të Qeverisë,  ka thënë se Çeku ka shpërblyer me 257 mijë euro vëllain e vet.

Përpos kësaj ai ka përmendur bashkëshortin e deputetes së VV-së, Fitore Pacollit, për të cilin tha se ka marrë 52 mijë euro nga Hajrulla Çeku, ministër në detyrë i Kulturës.

Përpos burrit të deputetes së VV-së, Çeku sipas pretendimit të Pacollit, ka shpërblyer me mijëra euro edhe familjaren e një deputeti tjetër të VV-së.

Bëhet fjalë për motrën e deputetit, Artan Abrashi, për të cilën Pacolli thotë se ka marrë 255 mijë euro nga Çeku.

“Ky nuk është Hajr, ky është Hajn!”, ka shkruar ndër të tjera Pacolli.

Postimi i plotë:

Hajrulla Ceku, e ka shpërbly me

257 mijë euro vëllaun e vet,
255 mijë euro motrën e deputetit Artan Abrashit,
52 mijë euro burrit të Fitore Pacollit.

Ky nuk është Hajr, ky është Hajn!