Pacolli ofron shpërblim për këdo që ka informacion që mundëson arrestimin e Dardan Krivaqës

Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR) ka ofruar shpërblim për këdo që jep informacione që qojnë në arrestimin e të dyshuarit kryesor për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, Dardan Krivaqa.

Pacolli ka shkruar se si baba i tre vajzave, ndihet i trishtuar për këtë ngjarje të rëndë.

“Unë ofroj shpërblim për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës që çon në arrestimin e vrasësit të Marigonës. Si baba i tre vajzave, ndihem i trishtuar për këtë ngjarje të rëndë!”, ka shkruar ai.