Pajisjet intelegjente ndihmojnë policinë në identifikimin e kundërvajtjeve në trafik

Policia në Gjilan, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 10.11.2023-16.11.2023 në vazhdën e implementimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ kanë shqiptuar 1.310 gjoba për kundërvajtësit.

Po ashtu në kuadër të këtij plani është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve 21 ngasësve.

Gjatë patrullimit me veturën me pajisje inteligjente janë shqiptuar 204 gjoba, nga të cilat 43 për skadim të afatit të regjistrimit të mjetit, 50 për tejkalim të shpejtësisë së lëvizjes, kundërvajtje këto të identifikuara nga pajisjet inteligjente.

Po ashtu nga këto pajisje janë identifikuar dhe shqiptuar gjoba edhe për kundërvajtësit të cilët kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes, mos përdorim i dritave në automjet, xhama të errësuar në mjet, mos vendosje e brezit të sigurisë etj., thuhet në njoftim.