Pak humor nga Samiti në Bërdo: Hyn ti i pari, jo hyn ti…
Dy nga kryeministrat më të gjatë që po marrin pjesë në samitin e vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Përendimor, në Bërdo të Sllovenisë, Rama (Shqipëri) dhe Rutte (Holandë) janë ‘zënë’ mes vete cili të hyjë i pari, duke i dhënë përparësi njëri-tjetrin.
Mediat e kanë kapur këtë detaj dhe e kanë transmetuar si pjesë humori nga samiti.
Rama shfaqet duke ecur në prani të homologut të tij holandez, Mark Rutte, të dy me ombrella në duar dhe pranë derës, ndalojnë. As Rutte dhe as Rama nuk pranojnë të hyjnë i pari në objekt, duke respektuar njëri-tjetrin. Ata shihen duke u tërhequr prapa, ‘jo hyn ti, jo ti hyn i pari’.

