Pak shokë kanë mbetur këto kohë lakmie…
Shukrije Gashi
(Në përkujtim të kontributit të Nuhi (Rexhep) Berishës, Hero Kombëtar, me rastin e 41-vjetorit të rënies së tij në Altarin e Lirisë, në mes 11-12 janarit 1984)
Nuk t’erdha dje e as sot jo pse bënë ftohët e shpirti dhembë
u mësova me dimnat acar e rrugica t’ braktisura ilegale
pak shokë kanë mbetur këto kohë lakmie
Ta dish jo pse nesër do t’ dua më pak
por hiret e lavdisë tënde veshur me puplat tua
n’ setrën e huaj nuk m’pëlqejnë ma…

