Pakistani thotë se Irani ka marrë planin 15-pikësh nga SHBA-ja për t’i dhënë fund luftës

Irani ka marrë propozimin 15-pikësh të Amerikës për t’i dhënë fund sulmit të SHBA-së dhe Izraelit, kanë treguar dy zyrtarë pakistanezë për Agjencinë Associated Press.

Zyrtarët pakistanezë gjithashtu kanë folur për përmbajtjen e propozimit, duke thënë se ai përfshinte:

Lehtësim të sanksioneve

Bashkëpunim civil bërthamor

Reduktim të programit bërthamor të Iranit

Mbikëqyrje nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike

Kufizime për programin raketor të Iranit

Qasje për transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit

Kanali 12 i Izraelit gjithashtu ka raportuar për pikat e këtij plani.

Donald Trump dje deklaroi se Uashingtoni po bisedon me “personat e duhur” në Iran dhe “ata duan të arrijnë një marrëveshje me çdo kusht”, raporton skynews, transmeton Sinjali.

Ai gjithashtu tha se Irani ka rënë dakord me SHBA-në se kurrë nuk do të ketë armë bërthamore dhe i ka dhënë SHBA-së “një dhuratë shumë të madhe me vlerë të jashtëzakonshme” që lidhet me naftën, gazin dhe Ngushticën e Hormuzit.

Irani ka mohuar se po negocion me SHBA-në, dhe një zëdhënës ushtarak e ka quajtur në mënyrë qesharake faktin se SHBA-ja po negociojnë me veten.