Pakkush prej të rinjve e di se cilët deputetë të Gjilanit janë nënshkrues të Deklaratës së Pavarësisë
Në Parlamentin e Kosovës, Gjilani është përfaqësuar me numër jo gjithmonë të njëjtë të deputetëve. Nga zgjedhjet e vitit 2007 ka dalë me pesë mandate.
Por, kush ishin këta pesë deputetë të regjionit të Gjilanit në këtë legjislaturë, pakkush nga ju e mbani mend, ndërsa brezi i ri mund edhe të mos ketë fare njohuri.
Gazeta online Mediafokus.info ju ri-sjellë në kujtesë emrat e deputetëve:
Lutfi Haziri, Fatmir Rexhepi (LDK), Hydajet Hyseni (PDK) Dritë Maliqi (LDD) dhe Ahmet Isufi (AAK). Këta deputetë kanë pasur fatin të jenë nënshkrues të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.
Në listën e PDK-së kishin garuar edhe Izmi Zeka, Ismajl Kurteshi, Salihe Mustafa e Basri Musmurati.
Në listën e LDK-së kishin garuar edhe Sadudin Berisha, Gjylishene Berisha dhe Xhavit Hajdari.
Në listën e LDD-së kishin garuar edhe Enver Muja, Sabit Rrustemi, Burim Elezi, Avdyl Hoxha.
AAK-ja kishte garuar në Gjilan me Ahmet Isufin.
AKR-ja dhe ORA kishin ngelur pa asnjë vend.
Përndryshe, qytetarët e Gjilanit kishin pritur më shumë mandate në Parlamentin e Kosovës, por edhe ky numër ishte i kënaqshëm.
Lista e deputetëve ka mundur të pësojë ndryshime më vonë, shkaku i përfshirjes së ndonjërit prej anëtarëve të Parlamentit në qeveri, ose lëvizjeve tjera./Mediafokus.info/

