Pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë ishin shkaktarë të aksidentit në Gjilan

Policia e Kosovës ka dhënë më shumë hollësi për aksidentin e mbrëmshëm të autobusit në Gjilan, ku mbetën të lënduar tre persona.

Sipas raportit të policisë, dyshohet se aksidenti ndodhi si pasojë e pakujdesisë dhe mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Rr. Gjilan-Ferizaj 21.06.2022-21:15. I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar autobusin me targa vendore nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës para rreth-rrotullimit del jashtë rrugës dhe godet një shtyllë elektrike. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kane pësuar tri viktimat meshkuj kosovarë të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi, thuhet në njoftim.