Pakujdesia në vozitje lë dy të vdekur, njëri prej tyre fëmijë

Gjatë 24 orëve të fundit, në rrugët e Kosovës kanë ndodhur dy aksidente të rënda, ku kanë humbur jetën dy persona, ndërsa nëntë të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Fsh. Carralluk, Malishevë, 04.03.2021 – 13:25. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ku i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia godet viktimën fëmijë, mashkull kosovar i cili kishte qenë duke drejtuar biçikletën. Viktima nga plagët e marra ndërron jetë në QKMF-Malishevë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës ,me kërkesën e familjarëve është liruar për ceremoni mortore.

Fsh. Stapanicë, Malishevë, 04.03.2021 – 13:35. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ku i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia godet 4 vetura dhe një kamion të gjitha me targa vendore. Si pasoje e aksidentit i dyshuari ka ndërruar jetë ndërsa lëndime të lehta trupor kanë pësuar edhe 9 viktima (7 femra dhe 2 meshkuj) kosovarë të cilëve u është ofruar tretman mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Kijevë e më pas janë liruar për në shtëpi. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalur në vendin e ngjarjes dhe me vendim të tij trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. (foto arkiv)