Pamje nga vendi i ngjarjes ku një grua humbi jetën pasi ra nga një ndërtesë në Fushë Kosovë

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes pak minuta pasi ka ndodhur rasti, në momentet që atje ende ndodhej Policia.

Ndryshe, lajmin e ka konfirmuar edhe Policia dhe ka dhënë informacionet e para për këtë rast, për të cilin tashmë kanë nisur hetimet.

“Sot rreth 22:40, kemi pranuar informatën se në Fushë Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”.