Pamje si nëpër filma/ Dy burra me maska dhe AK vrasin në mes të ditës një person

Policia në Filadelfia, Amerikë është në kërkim të dy personave të armatosur që i zunë pritë një burri teksa po mbushte makinën e tij në një pikë karburanti në Mount Airy Avenue. Sipas policisë, të hënën, rreth orës 14:30, dy burra të veshur me rroba të zeza iu afruan një viktime mashkull, i cili po pomponte gaz në automjetin e tij në një pikë karburanti dhe e qëlluan me breshëri plumbash.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Autorët qëlluan me të shtëna të shumta në drejtim të viktimës, duke e goditur atë në të gjithë trupin. Viktima ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Autorët përdornin një sedan Mazda 3 të kuq të vitit 2009 me targën e Nju Xhersit V62-PWX dhe u panë për herë të fundit duke ikur nga Perëndimi në Mount Airy Ave.

Një shpërblim prej 20,000 dollarësh po ofrohet për informacionin që çon në arrestimin e dy burrave që qëlluan ndaj burrit në karbutant. Sipas Policisë së Filadelfias, burrat, njëri i armatosur me një pistoletë dhe tjetri me një kallashnikov AK, qëlluan disa herë mbi burrin, duke e vrarë atë.