Pamje të rënda, makina “fluturon” në ajër 30-vjeçarin me biçikletë
Shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin A. V., rreth 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili u raportua se kishte marrë plagë të shumta në trup dhe u transportua në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve, por aktualisht nuk dihet gjendja e tij.
Siç shihet në videon e siguruar nga gazetari i Abc, Roland Beqiri, shoferi ka përplasur 30-vjeçarin duke e hedhur në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

