Pamje të rënda: Shoferi shkel këmbësoren, ik nga vendi i ngjarjes
Sot rreth orës 11:00, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore.
Sipas Policisë, si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor.
Tutje u tha se me rastin po merret njësiti i trafikut, të cilët përveç që po hetojnë rrethanat e këtij aksidenti, janë duke punuar në identifikimin e shoferit automjetit të përfshirë në aksident, pasi që i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Në pamjet e mëposhtme shihet këmbësorja e shtrirë në tokë, pas goditjes nga vetura.


