Pamje të rënda: Vetura përplas nënën me dy vajzat te vijat e bardha
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në qytetin e Shkodrës mesditen e kësaj të diele, ky nëna dhe dy vajzat kanë mbetur të plagosura.
Videoja nga aksidenti është shumë e rëndë. Nëna dhe dy vajzat po kalonin rrugët te vijat e bardha, por shoferi nuk ka ndalur, duke i përplasur ato.
Ajo që i rëndon më tepër pozitat e shoferi është se ai është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se gjendja shëndetësore e vajzave është e mirë, ndërsa nëna ndodhet në spital në gjendje më të rëndë.
Ja video e tmerrshme:

