Pamje të shëmtuara: Shefi i asamblistëve të VV-së vandalizon sallën e Asamblesë Komunale
Një veprim i paprecedent dhe i shëmtuar ka ndodhur në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Asamblisti i VV-së, Gëzim Sveçla, e ka vandalizuar sallën e Kuvendit, tregojnë pamjet e publikuara nga aktivistë të LDK-së.
Vandalizimi i institucionit të Asamblesë së Kuvendit ka ndodhur pak pas votimit të Buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2025.
Ngjarja e shëmtuar ka shkaktuar reagime në kampin opozitar.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se vandalizmi “duhet të ndëshkohet me ligj dhe me votë”.
“Nuk duhet të ketë vend për sulme vandale në institucionet e vendit”, tha thënë ai.

