Pamje të tërmetit 8.8 ballë në Kamçatkë të Rusisë

Janë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin kur një tërmet i fuqishëm godet rajonin e Kamçatkës në Rusi.

Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai ka shkaktuar panik dhe evakuime masive.

Tërmeti me magnitudë 8.8 u regjistrua në orët e para të mëngjesit dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në zonat përreth.

Një tërmet me magnitudë 8.8 goditi Rusinë lindore - paralajmërime për cunami në Japoni, Alaska dhe Hawaii

Autoritetet njoftuan për një cunami deri në 4 metra në disa pjesë të rajonit.

Paralajmërime për valë cunami u lëshuan edhe për Japoninë, Alaskën dhe Hawaii.

Banorët në zonat bregdetare u urdhëruan të evakuohen menjëherë. /Telegrafi/