Pandeli Majko nis procedurat për marrjen e mandatit të deputetit

Ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, ka nisur procedurat për t’u rikthyer në Kuvend si deputet i mazhorancës.

Mësohet se Majko ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit, duke i hapur rrugë marrjes së mandatit të deputetit pas dorëheqjes dhe arrestimit më pas të Alqi Bllakos.

Pandeli Majko nuk arriti të fitonte një mandat në zgjedhjet e 25 prillit, pasi renditej në vendin e 20 të listës së socialistëve në kryeqytet dhe nuk mundi të thyente herësin që i nevojitej për të siguruar pjesëmarrjen në Kuvend.