Pandemia: Na ishte njëherë hallakamë…

Kur pandemia preku edhe Kosovën, ka më shumë se një vit më parë, si në çdo shtet, ankthi se si të kapërcehet kjo situatë, kishte kapluar qytetarët.

Pas disa muajsh, shkencëtarët arritën për një kohë rekord të gjenin serumin e duhur që «do t’ia verbonte sytë» kësaj pandemie dhe do ta ligështonte deri në atë masë që forca e saj të dobësohet e bota të shpëtojë nga varret masive siç i kishim parë në Nju York apo në Indi…

Kosova duke u gjendur në atë kohë në një situatë të vështirë ekonomike dhe politike, rrezikonte edhe më të keqen!

Me sytë kah politika, populli kërkonte shpëtimin e tij: herë duke e akuzuar atë të paaftë në menagjim të pandemisë, herë të pazonja në negociata për të siguruar vaksinat e duhura e të mjaftueshme.

Të gjitha këto u kaluan, jo edhe keç duke marrë parasysh edhe sistemin jo të zhvilluar shëndetësor.

Shteti i Kosovës, me «kaçikun» e tij, arriti megjithatë të siguroj mijëra vaksina qoftë nga donacione, qoftë të blera më në fund nga «kuleta e hollë» e tij.

Zërat që më së shumti ndoshta bënin zhurmë pse s’kemi vaksina, që nga momenti kur ato u siguruan, sikur hynë «në luftë» me vetveten e tyre. Pa asnjë argument, filluan të besojnë në teoritë konspirative, duke rënë në kundërshtim edhe me të dhënat shkencore dhe me vet Zotin e tyre i cili «kështu e kishte shkruar».

Përderisa sot 4 miliardë doza vaksine janë të administruara në të gjithë botën, në Kosovë dyshimi se Bill Gecit i intereson çdo lëvizje jona është ende i pranishëm.

Ne për inati të tij, ne nuk duam ta shpetojmë jetën tonë dhe të familjarëve tanë. Ne nuk duam të vaksionohemi! Ata 4 miliardë njerëz të vaksinuar nuk e kanë trurin sikur qytetarët e Kosovës, ata janë vaksinuar e ‘s’kanë menduar’ fare për pasoja.

Hajt, «ku rafsha, mos u vrafsha»! Ata s’dijnë të mendojnë si ne. Pak mendojnë e logjikojnë ata apo?

Katër nga dhjetë doza të administruara (1.6 miliardë) janë të administruara në Kinë. Në Indi (451 milion) dhe Shtetet e Bashkuara (mbi 343 milion) .

Ne tash i kemi vaksinat, por nuk vaksinohemi‼️

Kishte edhe punëtorë shëndetësorë në një qytet të quajtur Ferizaj që deklaronin se liria e tyre është para lirisë dhe sigurisë së qytetarëve të shtetit të tyre. Ndoshta modelin e Ferizajt provuan t’a kopjojnë edhe disa në Francë, por qeveria franceze, nuk ua «veti dhëmbët» atyre që protestonin në rrugë. Vazhdimin e dini me siguri…

Njejtë sukur Franca planifikon edhe Konfederata Helvetike e Zvicres, veçmas për punëtorët shëndetësorë, këto ditë.

Ani, ju e keni arritur imunitetin kolektiv, të paktën kështu po pretendoni «nga raportet e studimeve» që i keni bërë nëpër rrjete sociale⁉️

Rrini se edhe Zoti i juaj është më ndryshe, ju do e ju ruan më shumë mbase ai e di se ju jeni shqiparë!

Ndër vendet e para në botë që ka të vaksinuar deri më tani, më së shumti me dy doza për 100 banorë janë Emiratet e Bashkuara Arabe (100 banorë-168 doza).

Çdo i dyti banorë në Francë është i vaksinuar, mbi 47% e popullatës në Zvicër është e vaksinuar, mbi 50% e popullatës në Gjermani është e vaksinuar…

Kur i shohim këto shifra të këtyre vendeve që ne i kemi marrë për gjithëçka modele të mira, sikur të na mungonin vaksinat sot, ishim munduar «me ia nxjerrë sytë me gisht» atyre që qeverisin shtetin.

Andaj, nuk është kohë lulesh e lutjesh. Shko vaksinohu!

Shko vaksinohu për vete‼️!/Mirishahe Limani Hiler