Pandemia nuk ka ndikuar në numrin e lindjeve në Kosovë
Pandemia nuk ka ndikuar në numrin e lindjeve në Kosovë. Nga janari i këtij viti e deri në fillim të nëntorit, Klinika e Gjinekologjisë, ka pasur 7597 lindje.
Këto të statistika i ka dhënë drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli, në një intervistë për Ekonomia Online, i cili ka folur edhe pandeminë.
“Numri i lindjeve krahasuar me vitet e tjera është normale, duke pasur parasysh që në këtë kohë të pandemisë një numër i madh i lindjeve kanë përfunduar edhe në spitalet regjionale dhe në ato private, kështu që mund të themi nuk kemi rënie të lindjeve krahasuar me vitin e kaluar”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se nga fillimi i pandemisë kanë pasur 63 pacientë të shtrirë në këtë repartin e dedikuar për Covid-19, ku prej tyre kenë pasur 33 lindje, 13 kanë qenë me lindje normale, ndërsa 20 me prerje cezariane.
Aktualisht thotë se në Gjinekologji janë vetëm katër gra të prekura me Covid-19, ku dy prej tyre janë lehona, ndërsa dy tjerat janë në javën 30 të shtatëzanisë.
“Nga fillimi i pandemisë ne kemi bërë një repart të improvizuar për përfundimin e lindjeve cezariane, ku nga fillimi i kemi pasur 63 pacientë të shtrirë në këtë repartin e dedikuar për Covid-19, prej tyre kemi pasur 33 lindje, 13 kanë qenë me lindje normale, ndërsa 20 me prerje cezariane, kurse pjesa tjetër kanë qenë shtatzëna të cilët iu kemi përcjellë shtazaninë dhe pas përmirësimit të gjendjes janë liruar për në shtëpi.
Për momentin në Klinikë i kemi 4 gra shtatzëna me Covid-19, dy prej tyre janë lehona që kanë lindur, ndërsa dy tjerat janë në javën 30 të shtatzënisë. Gjendja e tyre është stabile”, thotë ai.
Për fund, Ismajli ka thënë se pas lindjes, pacientëve dhe e foshnjave iu është marrë testi për Covid-19, ku të gjithë foshnjat kanë rezultuar negativ.

