Pandemia rrezikon edhe kafshët e rrugës për shkak tê mungesës së ushqimit
Organizata për mbrojtjen e mirëqenies dhe të drejtat e kafshëve në Kosovë është e shqetësuar për kafshët e rrugës, në këtë kohë pandemie, kur kanë ngelur vetëm dhe nuk ka kush t’i ushqej.
Të mbetura vetëm, pa njerëz afër dhe pa restorante hapur që të gjejnë ushqim, qentë dhe macet po ngordhin nga uria, tërheq vërejtjen kjo organizatë.
Kafshët po ashtu kanë nevojë për ne edhe tani, gjatë situatës se pandemisë, ndryshe ato përfundojnë të uritura dhe të sëmura për shkak të imunitetit të dobët.
Sëmundjet e kafshëve shkaktojnë edhe probleme për shëndetin e përgjithshëm publik dhe agresivitetit të mundshëm nga uria, ka thënë Elza Ramadani, drejtoreshë ekzekutive e Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve./mediafokus.info

