Pantina ironizon me VV-në: A s’është kjo çështje e brendshme a?
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Shqipe Pantina, ka ironizuar me marrëveshjen për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë, duke pyetur se ‘a nuk është kjo çështje e brendshme’?
Kosova ka nënshkruar marrëveshje me Serbinë për energjinë, ku kompania “Elektrosever” do të grumbullojë faturat e rrymës të serbëve të Veriut.
Këtë marrëveshje në të kaluarën e ka kritikuar Lëvizja Vetëvendosje.
“Kadale kadale; për komunat e Kosovës që gjenden ne pjesën veriore, është dashur me negocu e me nënshkru marrëveshje me Serbinë? A nuk është furnizimi me rrymë dhe pagesa për shpenzimin e saj çështje e brendshme”?, ka shkruar ajo të martën në Facebook.


