Papa i ri i Vatikanit merr urim edhe nga Erdogani
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan i ka dërguar urime Leonit XIV për zgjedhjen në postin e Papës.
“Me rastin e zgjedhjes suaj në postin e Papës, ju shpreh urimet e mia më të ngrohta në emër të popullit tim dhe në emrin tim”, ka shkruar Erdogan.
Presidenti theksoi paraardhësi tij, Papa Françesku ishte një burrë shteti i respektuar i cili, gjatë një periudhe konfliktesh të forta rajonale dhe ndërkombëtare, bëri përpjekje të mëdha për t’i vendosur paqen dhe tolerancën, duke fituar kështu respektin e gjithë botës.
Në vazhdim të letrës, thuhet: “Unë besoj sinqerisht se dialogu i sinqertë dhe konstruktiv që vendosëm me Papa Françeskun do të vazhdojë me ju. Jam thellësisht i bindur se zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve midis Turqisë dhe Vatikanit do të kontribuojë ndjeshëm në forcimin e tolerancës në nivel ndërkombëtar dhe në dhënien fund të tragjedive humanitare, veçanërisht në Gaza”.
Gjithashtu, Presidenti Erdogan shpreh dëshirën e tij për të punuar së bashku për t’u dhënë fund tragjedive humanitare, sidomos në Gaza.

