Papa: Marrëdhëniet jashtëmartesore s’janë mëkati më i madh
Papa Françesku ka thënë se marrëdhëniet intime jashtëmartesore nuk janë mëkati më serioz.
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët me pyetje e përgjigje gjatë kthimit me aeroplan nga Greqia në Itali, Papa tha: “Mëkatet e mishit nuk janë më seriozet”, shkruan Independent, përcjell Gazeta Express. Në vend të tyre, sipas tij, mëkatët “më serioze” janë krenaria dhe urrejtja.
Papa u pyet edhe për dorëheqjen e peshkopit të Parisit, Michel Aupetit, i cili këtë muaj deshi të tërhiqet nga detyra, pasi një revistë franceze pretendoi se ai është përfshirë në një marrëdhënie intime me një grua.
Tradicionalisht, klerikët dhe anëtarët e lartë të Kishës Katolike e zbatojnë beqarinë klerikë, që do të thotë se heqin dorë nga marrëdhëniet intime.
Gjatë fluturimit, Papa tha se e largoi peshkopin për shkak të thashethemeve.
“Ne të gjithë jemi mëkatarë. Kur thashethemet rriten e rriten dhe e largojnë emrin e mirë të dikujt, ai nuk mund të qeverisë”, tha Papa.
“Kjo është padrejtësi. Prandaj e pranova dorëheqjen e Aupetit-it: jo në altarin e së vërtetës, por në altarin e hipokrizisë”, shtoi ai.

