Papa paralajmëron: Pas COVID-19 do goditemi nga një rrezik më i keq

Papa Françesku ka paralajmëruar se bota mund të përballet nga një rrezik edhe më i madh se Covid 19, pasi te kalojë pandemia.

Pasi qytetaret te dalin nga karantinimi dhe COVID-19 te jete zhdukur, Papa Françesku tha se një virus edhe më i keq mund të prek popullin në të gjithë botën.

Ai tha se lëvizja pa solidaritet global ose duke përjashtuar sektorët e shoqërisë nga rimëkëmbja do të rezultojë në një virus edhe më të keq.

“Tani, ndërsa ne mezi presim një shërim të ngadaltë dhe të ashpër nga pandemia, ekziston rreziku që të harrojmë ata që kanë mbetur. Rreziku është që ne mund të goditemi nga një virus edhe më i keq, ai i indiferencës”, tha Papa Françesku.

Papa tha se rimëkëmbja nuk mund të lërë askënd pas dhe se tani është koha për të shëruar padrejtësitë në të gjithë botën, sepse ajo minon shëndetin e gjithë familjes njerëzore.