Para derbit të madh lokal në Gjilan: Cila skuadër do bëhet kampion?

Fehmi Sylejmani

Vetëm tri xhiro para përfundimit të garave të Superligës së Kosovës në futboll, lufta për titull si asnjëherë më parë është e nxehtë, e paqartë dhe tepër interesante, meqë në garë janë tri ekipe, dy prej tyre nga qyteti i Gjilanit.

Drita, Ballkani dhe Gjilani, tashmë janë pozicionuar si tri skuadrat e para në tabelën e klasifikimit dhe që luftojnë për rrëmbimin e titullit të këtij edicioni.

Janë tepër intersante dhe tejet të vlefshme për secilën skuadër, secila ndeshje e radhës, sikundër që këtë garë e bënë edhe më kurioze fakti që secila prej këtyre tre pretedenteve takohen njëra me tjetrën dhe këtu kalkulime nuk ka, sepse secila lufton për vete.

Në secilën xhiro të mbetur, do të ketë nga një përballje interesante ndëmrjet këtyre ekipeve.

Çdo lëshim, çdo ngecje apo çdo gabim i ndonjërës nga këto tri skuadra, në cilën do xhiro të mbetur, do të jetë fatale për ta, që de fakto dhe de jure e largon nga lufta për titull.

Në këto tri javë të mbetura, vetëm Drita është paska më e favorizuar, ngase ka tri pikë më shumë se përcjellësi i parë Ballkani dhe katër më shumë se përcjellësi i tretë Gjilani.

Teoritikisht dhe matematikisht, gjasat më të mëdha për t’u bërë kampion i Kosovës në futboll, aktualisht i ka Drita, e cila i prinë tabelës me 65 pikë, e që duhet t’i sigurojë dy fitore dhe një barazim, apo të barazojë me Gjilanin dhe Ballkanin dhe të triumfojë patjetër ndaj Drenicës.

Ndërkaq, skuadra tjetër lokale, Gjilani, që aktualisht është në pozitën e tretë me 61 pikë,  duhet t’i fitojë të tria ndeshjet e mbetura dhe të shpresojë në fat, nëse Drita barazon ose humb ndeshjen e fundit me Ballkanin.

Skuadra e dytë në tabelë, Balkani, me 62 pikë mund të bëhet kampion, vetëm nese i fiton tri ndeshjet e mbetura ndaj Prishtines, Gjilanit dhe Drites.

Sipas kalkulimeve tjera, ajo skuadër që di ta ruaj qetësinë e lojës, organizon dhe menaxhon mirë lojën, aplikon lojë presingu, nuk bjen nën presion të rezultateve dhe ajo skuadër që posedon lojtarë të mjaftueshëm potencialisht të të njejtave cilësi për të rifreskuar ekipin për këto tri xhiro, do të jetë pa asnjë dyshim ngadhënjimtare e padiskutueshme.

Përderisa gjasat më të mëdha për titull, në këto momente i ka Drita, lufta për vendin e dytë do të jetë po ashtu shumë e nxehtë dhe mjaftë interesante dhe mbase edhe e paqartë deri në fund.

Sipas renditjes dhe ndeshjeve, gjasat më të mëdha për pozitën e dytë tashmë i ka Ballkani, për faktin se ka një pikë më tepër se Gjilani dhe matematikisht i mjaftojnë dy fitore, derisa Gjilanit i duhen tri fitore ose dy fitore dhe një barazim.

Pavarësisht këtyre analizave, në futboll, janë të mundshme të gjitha solucionet, përkatësisht të tri rezultatet, prandaj pikërisht për këtë arsye futbolli është loja më e popullarziaur në botë dhe është bukuria e saj ne vete, sepse gjithmonë befasitë e bëjnë shumë më tëheqëse këtë lojë magjepse, e cila do qoftë skuadër që behët kampion nuk është ndonjë befasi.