Paralajmërimi i frikshëm i kreut të OKB-së
Fuqitë botërore duhet t’i bëjnë gati ekonomitë e tyre për një të ardhme “të gjelbër” ose njerëzimi do të “shkatërrohet”.
Ky është paralajmërimi që ka bërë kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, transmeton abcnews.al
Guterres u bëri thirrje vendeve që ta përdorin pandeminë si një trampolinë për të marra “masa transformuese” në energji, transport, industri dhe në mënyrën se si jetojnë njerëzit.
Deklaratat ai i bëri në një intervistë për AFP dhe anëtarët e tjerë të “Covering Climate Now”, një bashkëpunim global i mediave të angazhuara për mbulimin e çështjeve të klimës.
“Ose qëndrojmë të bashkuar, ose marrim fund”, tha ai.

