Paralajmërohen edhe kandidatura tjera për kryetar të PDK’së
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, këto ditë është bërë aktive në rrjetet sociale.
Në prag të mbajtjes së Konventës së PDK-së, ku do të zgjidhet kryetari i ri kësaj partive, Musliu ka paralajmëruar kandidatura të tjera. “Në pritje të kandidaturave! Një tashme veç po dihet!”, ka shkruar Musliu.
Deri më tani, kandidaturën për kryetar të PDK-së, e ka shpallur deputeti Memli Krasniqi.
PDK do të mbajë Konventën më 3 korrik.

