Paralajmërohet bllokimi i rrugëve në veri

“Ne i thamë qartë presidentit Vuçiq dhe i kemi kërkuar atij se në rast se FSK-ja, njësitet speciale apo kushdo të fillojë të konfiskojë pronat tona, ne do të përdorim të gjitha mjetet dhe do t’i rezistojmënë mënyrë demokratike dhe paqësore. Do të jetë rezistenca e popullit”, ka thënë Rakiq.

Afati për konvertimin e targave nga ato ilegale serbe me akronime të qyteteve të Kosovës për në ato të RKS, përfundon më 31 tetor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se nuk do të ketë shtyrje tjetër të afatit.

Rakiq ka thënë se përfaqësuesit serbë kanë marrë garanci të fortë nga Vuçiqi se Serbia do të qëndrojë pranë popullit të saj.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi ka nisur nga ora 10:00.

“I përgëzoj njerëzit tanë që po përjetojnë persekutim këto ditë. Numrat tanë të telefonit i janë dorëzuar Ministrisë së Punëve të Brendshme në Prishtinë. Vetëm d persona nga veriu janë regjistruar në qendrat në veri. Edhepse Prishtina po zhvillon një fushatë në të cilën ka investuar disa miliona euro, serbët e kuptuan këtë propagandë dhe ende besojnë në shtetin e Serbisë”, tha Rakiq.

Rakiq ka thënë se Vuçiq do të mbajë konferencë për media pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Takimi nuk ka qenë kurrë më i shkurtër, faleminderit presidentit, faleminderit shtetit të Serbisë që gjeti kohë dhe na priti në një periudhë kaq të shkurtër kohore. Faleminderit që jeni me ne dhe jeni me ne kur është më së vështiri”, tha Rakiq, transmeton koha.

Më 31 tetor përfundon afati i dhënë nga Qeveria e Kosovës për kthim të targave ilegale në ato RKS. Nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian është kërkuar një shtyrje prej dhjetë muajsh, por Qeveria ka vendosur të mos e bëjë këtë. Bllokimi i rrugëve kufitare në veri sivjet është bërë edhe kur nisi reciprociteti për targat dhe dokumentet e identifikimit. Çështja qe zgjidhur pas ndërmjetësimit ndërkombëtar.