Në zonën kufitare me Serbinë, Dogana tha se i ka intensifikuar “kontrollet taktike dhe operacionale”.

“Njësia e “TASK FORC-ës“-Lindje (e përberë nga Policia dhe Dogana e Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në zonën kufitare RKS-SRB.

Me datë 05.09.2024 rreth orës 06:35 në brezin kufitar mes fsh. Dobrosin SRB dhe fsh. Stublinë RKS është vërejtur një automjet VW Passat me targa serbe i cili dyshohet se ishte duke bërë kontrabndim me mallra”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

“Automjeti i dyshuar është arrit të ndalet dhe gjatë kontrollit është vërejtur se drejtohej nga i dyshuari nga Bujanoci SRB, i cili kishte pasur të ngarkuar disa thasë të najlonit te zi ku në brendësi kishte duhan me peshë nga 500 gram gjithsej 340 kg. të llojeve te ndryshme si: Malbooro slim, Malboro silver, Sobranie dhe Tabako. Vlera e mallit dhe shmangiet doganore janë rreth 20.000 Euro”, thuhet tutje në njoftim.