Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra nga Serbia
Nga policia është bërë e ditur edhe se lidhur me rastin është njoftuar prokurorja kujdestar në Gjilan, e cila ka urdhëruar që rasti të cilësohet “Kontrabandë me mallra”, dhe mallrat e dyshuara të sekuestrohen.
Njoftimi:
Prishtinë, më 18 korrik 2025 / Patrulla policore kufitare e SPMK- Muqivërcë DRPK-Lindje Kaçanik, e angazhuar në luftimin e aktiviteteve kriminale ndërkufitare, ka arritur ta parandalojë një rast të kontrabandë me mallra (barna) nga Serbia.
Rreth orës 13:25 në fshatin Novosellë, pasi që është futur në territorin e Republikës së Kosovës nga territori i Serbise, është ndaluar për kontroll automjeti me targa të Serbisë dhe gjatë kontrollit në bagazhin e tij janë gjetur barna të llojeve të ndryshme.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurorja kujdestar në PTH-Gjilan, e cila ka urdhëruar që rasti të cilësohet “Kontrabandë me mallra”, mallrat e dyshuara të sekuestrohen përkohësisht dhe t’i dorëzohen për ruajtje Doganës së Kosovës, kurse personi dhe vetura të lirohen në procedurë të rregullt.

