Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në pesë ditët e ardhshme pritet të ketë mot të ndryshueshëm, me diell dhe shi.

Temperatura minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të lëvizë ndërmjet -3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalja parashihet të lëvizë ndërmjet 2-14 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, kjo situatë e ndryshueshme meteorologjike do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e ajrit.