Parashikimi i motit për sot
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot më dinamik në raport me dy ditët e fundit.
Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
“Parashihen vranësira të ç’rregullta, të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

