Reshjet fillimisht do të jenë të përqendruara në perëndim të vendit, ndërsa gjatë ditës pritet të shtrihen drejt lindjes, të cilat lokalisht do të jenë intensive, ku mund të sjellin edhe vërshime të lokalizuara.

Po ashtu, ka mundësi të ketë vetëtimë dhe bubullimë, njofton Meteo Kosova.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-49 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 23°C