Parashkollorët njihen nga policia me rregullat e sigurisë rrugore

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti Sektorial i Stacionit Policor, në kuadër të promovimit të sigurisë dhe mbrojtjes së nxënësve në trafik, ka mbajtur ligjëratë me temën ‘’Siguria në komunikacion’’ e cila është realizuar me nxënës të nivelit parashkollor.

Ligjërata kishte për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin mbi sigurinë rrugore dhe të ofrojë këshilla të rëndësishme nxënësve për rregullat themelore në komunikacion rrugor si: ecjen në trotuar, kalimin e rrugës në mënyrë të sigurt në vendkalime të shënjuar për këmbësor, sinjalizimet, semaforët dhe rolin e tyre, shmangia e telefonave dhe pajisjeve elektronike kur kalojnë rrugën, përdorimi i rrobave të dukshme në mbrëmje ose në kushte të ndriçimit të dobët etj.

Ligjërata së bashku me nxënësit në mënyrë praktike është përcjellë edhe me aktivitete të ndryshme.

Kjo ligjëratë është një hap i rëndësishëm për sigurimin e një edukate të duhur dhe për rritjen e përgjegjësisë për sigurinë personale dhe kolektive në trafikun rrugor, thuhet në njoftim.